Shqip kudo që je!

Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së nuk bëhet me etiketime dhe kërcënime

Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së nuk bëhet me etiketime dhe kërcënime - Haxhiu Mbrojtja ish-drejtuesvetëUÇK-sënukbëhetmeetiketimedhekërcënime

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për mbrojtjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke bërë thirrje për maturi dhe shmangie të gjuhës përçarëse.

Haxhiu ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është një përgjegjësi qytetare dhe institucionale, por sipas saj, kjo nuk mund të bëhet duke i cilësuar kundërshtarët politikë si “spiunë” apo “tradhtarë”, duke shënjestruar dëshmitarë apo duke kërkuar fajtorë në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Ajo ka kritikuar përdorimin e këtyre emërtimeve në protesta, debate televizive dhe postime publike, duke argumentuar se një qasje e tillë, sipas saj, riprodhon logjikën e akuzave ndaj drejtuesve të UÇK-së.

“Populli nuk dëshmon. Dëshmojnë individë, secili me emër dhe me përgjegjësi vetjake”, ka deklaruar Haxhiu.

Presidentja në detyrë ka kundërshtuar gjithashtu përpjekjet për ta paraqitur një popull të tërë si burim të pretenduar të “spiunimit”, duke e cilësuar një qasje të tillë si të pavërtetë, fyese dhe të rrezikshme.

Sipas saj, etiketime të tilla mund të nxisin frikë dhe linçim, ndërsa dhimbja dhe pakënaqësia rreth kësaj çështjeje mund të shndërrohen në përçarje shoqërore.

Haxhiu ka bërë thirrje që çdo person që posedon të dhëna për individë të cilët kanë dëmtuar ose dëmtojnë interesat kombëtare dhe shtetërore t’i paraqesë ato pranë institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

“Asnjë padrejtësi nuk ndreqet duke prodhuar një padrejtësi tjetër”, është shprehur ajo, duke shtuar se vlerat e luftës së UÇK-së, sipas saj, mbrohen përmes “të vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit”.

Në fund, Haxhiu u ka bërë thirrje qytetarëve dhe personave që veprojnë publikisht që të tregojnë maturi dhe të ruajnë vlerat që, sipas saj, karakterizojnë shoqërinë dhe kombin./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus