Shqip kudo që je!

Von der Leyen në Prishtinë: “Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”

Von der Leyen në Prishtinë: “Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës” - Von der Leyen nëPrishtinëAsgjëdheaskushnukmundtarishkruajëhistorinëeKosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj sot në Prishtinë, ka përcjellë një mesazh të qartë për historinë e Kosovës dhe raportet e saj me Bashkimin Evropian.

“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”, deklaroi von der Leyen, duke iu referuar vitit 1999 dhe periudhës së luftës në Kosovë.

Ajo theksoi se viti 1999 është pjesë e kujtesës kolektive të Evropës, duke përmendur shtypjen, krizën humanitare dhe vuajtjet e popullit të Kosovës.

Sipas saj, Bashkimi Evropian ka qëndruar pranë Kosovës që nga ajo periudhë dhe ka qenë një nga partnerët kryesorë të vendit, duke ofruar mbështetje financiare dhe duke kontribuar në rindërtim, zhvillim ekonomik dhe reforma.

Von der Leyen nënvizoi gjithashtu synimin për një Kosovë moderne dhe demokratike, duke e lidhur të ardhmen e vendit me perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kosova e ka vendin në Bashkimin tonë Evropian”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus