Shqip kudo që je!

Biletë familjare për vetëm 99,99 euro: Deutsche Bahn e bën ofertën të përhershme

Biletë familjare për vetëm 99,99 euro: Deutsche Bahn e bën ofertën të përhershme - Biletë familjare vetëm9999euroDeutscheBahnebënofertëntëpërhershme

Lajm i mirë për familjet që udhëtojnë me tren në Gjermani. Deutsche Bahn ka vendosur ta bëjë të përhershme ofertën e biletës familjare, e cila fillimisht ishte prezantuar si një aksion i veçantë gjatë pushimeve verore.

Sipas kompanisë hekurudhore gjermane, oferta do të jetë e vlefshme në mënyrë të përhershme për familjet që dëshirojnë të udhëtojnë vajtje-ardhje me tren në Gjermani. Çmimi fiks i biletës do të jetë 99,99 euro, ndërsa në të përfshihet edhe rezervimi i ulëseve në trenat e shpejtë ICE.

Biletat do të dalin në shitje më 26 tetor, ndërsa oferta e re do të hyjë në fuqi nga 1 nëntori.

Vendimi për ta vazhduar ofertën lidhet me interesin e madh që ajo ka pasur gjatë pushimeve verore. Sipas Deutsche Bahn, gjatë kësaj periudhe rreth 100 mijë familje më shumë udhëtuan me tren, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtoresha e Deutsche Bahn, Evelyn Palla, ka vlerësuar pozitivisht rezultatet e ofertës dhe interesin e treguar nga familjet.

Megjithatë, përmirësimi i shërbimit hekurudhor dhe veçanërisht reduktimi i vonesave nuk pritet të ndodhë në një periudhë të shkurtër.

Infrastruktura hekurudhore në Gjermani ka pësuar vite të tëra investimesh të pamjaftueshme dhe tashmë kërkon një proces të gjerë modernizimi. Sipas drejtuesve të Deutsche Bahn, rehabilitimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor mund të zgjasë të paktën një dekadë.

Pra, ndërsa familjet mund të përfitojnë nga një çmim më i favorshëm për udhëtimet me tren, pasagjerët duhet të kenë ende durim për përmirësimin e ndjeshëm të punctualitetit të trenave./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus