Shqip kudo që je!

Hamza pas vendimit në Hagë takon Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin: Folëm për seriozitetin e situatës

Hamza pas vendimit në Hagë takon Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin: Folëm për seriozitetin e situatës - Hamza pas vendimit nëHagëtakonKurtinAbdixhikundheGjininFolëmpërseriozitetinesituatës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar të enjten takime të ndara me liderët e tri partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.

Hamza ka bërë të ditur se takimet janë zhvilluar me kërkesën e tij, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se gjatë takimeve është diskutuar për situatën e krijuar pas vendimit, sfidat me të cilat po përballet vendi, si dhe mundësitë për bashkëpunim.

“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini.

I falënderoj të tre për takimet.
Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka deklaruar Hamza.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus