Shqip kudo që je!

Ambasada e Kosovës në Londër mbështet zhvillimin e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit

Ambasada e Kosovës në Londër mbështet zhvillimin e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit - Ambasada Kosovës nëLondërmbështetzhvilliminesektorittëteknologjisëdheinovacionit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka mirëpritur një delegacion nga Kosova, të përbërë nga anëtarë të Bordit të STIKK – Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës, i cili po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të konferencës së organizuar nga Ambasada e Kosovës në bashkëpunim me BKCC.

Gjatë takimit, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesia e Tij Ilir Kapiti, vlerësoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë, si dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe profesional me Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasadori Kapiti shprehu mbështetjen e Ambasadës për iniciativat e STIKK-ut dhe përpjekjet për promovimin e potencialit të sektorit të teknologjisë së Kosovës në tregun britanik. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të mundësive të reja për kompanitë kosovare, si dhe për profesionistët e rinj, përmes lidhjes së tyre me partnerë, investitorë dhe rrjete të reja bashkëpunimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Takimi u fokusua në mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet ekosistemeve teknologjike të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke synuar krijimin e urave të reja për shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e partneriteteve dhe promovimin e inovacionit.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe promovimin e sektorit privat, teknologjisë dhe inovacionit, si dhe në prezantimin e potencialit të kompanive dhe profesionistëve nga Kosova në tregun britanik./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus