Shqip kudo që je!

Muriqi në prag të historisë me Mallorcan, projektohet edhe rikthimi tek Fenerbahce në Turqi

Muriqi në prag të historisë me Mallorcan, projektohet edhe rikthimi tek Fenerbahce në Turqi - Muriqi prag tëhistorisëmeMallorcanprojektohetedherikthimitekFenerbahcenëTurqi

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po kalon një tjetër sezon fantastik në aspektin personal në La Liga me fanellën e RCD Mallorca, duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt një rekordi historik që do ta vendoste emrin e tij në librat e klubit spanjoll.

Muriqi është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të Samuel Eto’o si golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga, ndërsa ka në dispozicion edhe tetë ndeshje për ta kaluar këtë shifër.
Një arritje e tillë do të përbënte një moment historik për sulmuesin kosovar, i cili ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës që prej transferimit të tij në Spanjë.
Në horizont ndërkohë po rikthehet fuqishëm edhe një pistë e njohur: ajo e rikthimit te Fenerbahçe. Fenerbahçe po monitoron nga afër situatën e ish-sulmuesit të saj, ndërsa raportohet se ekziston një interes real për ta rikthyer atë në Stamboll gjatë merkatos së verës.
Vetë Muriqi, sipas burimeve pranë lojtarit, mbetet i hapur ndaj një rikthimi në Turqi, aty ku ai ka lënë një gjurmë të fortë dhe ku kujtohet me shumë respekt nga tifozët e Fenerbahçes.
Megjithatë, gjithçka mbetet e lidhur ngushtë me përfundimin e sezonit në Spanjë dhe objektivin personal të sulmuesit: thyerjen e rekordit historik të Samuel Eto’o, një arritje që do ta mbyllte në mënyrën më të mirë aventurën e tij te RCD Mallorca.
Nëse Muriqi arrin të realizojë këtë objektiv, atëherë rikthimi i tij në Turqi pritet të marrë edhe më shumë hov, duke e kthyer merkaton e verës në një nga lëvizjet më të bujshme në futbollin turk.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus