Shqip kudo që je!

Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë

Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë - Struga politikënsuedezeArijetaReçisynonParlamentineSuedisë

Shqiptarja nga Struga synon Parlamentin suedez – Arijeta Reçi garon më 13 shtator në tri nivele zgjedhore.

Arijeta Reçi, shqiptare me origjinë nga Struga, po synon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj politik në Suedi. Më 13 shtator 2026, ajo garon si kandidate e Socialdemokratëve për komunën e Växjö-s, rajonin Kronoberg dhe Parlamentin e Suedisë, transmeton albinfo.ch.

Reçi garon në tri fronte: e shtata në listën për komunën e Växjö-s, e shtata për rajonin Kronoberg dhe e 21-ta për Parlamentin suedez.

Me më shumë se 14 vite angazhim në politikën lokale, ajo aktualisht mban disa përgjegjësi të rëndësishme, përfshirë drejtimin e dy komisioneve komunale dhe udhëheqjen e grupit të Socialdemokratëve në këshillin komunal.

Për Reçin, politika është mbi të gjitha përgjegjësi dhe mundësi për të ndërtuar një shoqëri me mundësi të barabarta, shkolla dhe shërbime shëndetësore të forta dhe më shumë siguri për qytetarët.

Krahas angazhimit publik, ajo ruan me krenari edhe identitetin e saj shqiptar. Struga dhe rrënjët shqiptare, siç shprehet vetë, janë pjesë e pandashme e saj, ndërsa Suedia është vendi ku ka ndërtuar jetën dhe karrierën.

Tashmë, synimi i radhës është Parlamenti suedez – një tjetër kapitull në rrugëtimin e një shqiptareje që nga Struga ka arritur të marrë përgjegjësi të rëndësishme në jetën publike të Suedisë./Albinfo.ch

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus