Shqip kudo që je!

Merkur Smajlaj përfshihet zyrtarisht në listën „30 nën 30 vjeç“ të revistës Forbes Europe

Merkur Smajlaj përfshihet zyrtarisht në listën „30 nën 30 vjeç“ të revistës Forbes Europe - Merkur Smajlaj përfshihet zyrtarishtnëlistën30nën30vjeçtërevistësForbesEurope

Një tjetër histori suksesi nga mërgata shqiptare po tërheq vëmendjen ndërkombëtare. Merkur Smajlaj është përfshirë zyrtarisht në listën prestigjioze “30 Under 30” të revistës Forbes Europe për muajin prill, duke u renditur mes të rinjve më premtues që po formësojnë të ardhmen në fusha kyçe të zhvillimit.

Ky vlerësim vjen pas një njohjeje të mëhershme në dhjetor, kur ai u përzgjodh në listën “Forbes 30 Under 30” për rajonin DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicër). Çmimi nderon çdo vit individë nën moshën 30 vjeç që dallohen për inovacion, sipërmarrje dhe ndikim shoqëror.

I lindur në Hannover, Smajlaj është kandidat për doktoraturë në Institutin e Kimisë së Koordinimit në Universitetin Leibniz të Hannoverit. Ai është gjithashtu pjesë e një programi të ri ndërkombëtar me dy diploma, në bashkëpunim me Universitetin e Tokios.

Fokusi i kërkimit të tij shkencor lidhet me zhvillimin e materialeve të reja për ruajtjen e hidrogjenit, një element kyç për tranzicionin drejt energjisë së pastër. Në veçanti, ai punon me materiale dhe kompozitë 2D që mundësojnë ruajtje të sigurt, efikase dhe të qëndrueshme të hidrogjenit në kushte ambienti.

Paralelisht me angazhimin akademik, Smajlaj është bashkëthemelues i startup-it “HydroSolid”, i cili synon të revolucionarizojë mënyrat e ruajtjes së hidrogjenit përmes teknologjive pa përdorim të elementeve të rralla. Kompania fokusohet në shkallëzimin e zgjidhjeve të ruajtjes në gjendje të ngurtë, me aplikime që shtrihen nga industria dhe mobiliteti deri te sistemet e decentralizuara të energjisë.

Në kuadër të këtij startup-i, ai udhëheq gjithashtu rastet e përdorimit industrial në dy projekte të Bashkimit Evropian. Në projektin “Biontier”, Smajlaj është përgjegjës për zhvillimin e një rezervuari inovativ për hidrogjenin, ndërsa në projektin “GIANCE” kontribuon në zhvillimin e katalizatorëve për elektrolizën PEM dhe materialeve të avancuara të ruajtjes.

Eksperienca e fituar në këto projekte ndërkombëtare po ndikon drejtpërdrejt në kërkimin e tij akademik, duke forcuar lidhjen mes laboratorit dhe aplikimeve praktike në treg.

Rasti i Merkur Smajlajt përfaqëson një shembull frymëzues të potencialit të të rinjve shqiptarë në arenën globale, veçanërisht në sektorë strategjikë si energjia dhe teknologjia e qëndrueshme./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus