Shqip kudo që je!

Kosova dhe Austria diskutojnë iniciativa të reja në diplomaci

Kosova dhe Austria diskutojnë iniciativa të reja në diplomaci - Kosova Austria diskutojnëiniciativatërejanëdiplomaci

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, ka zhvilluar një takim zyrtar me Ambasadorin Dr. Martin Eichtinger, Drejtor i Akademisë Diplomatike të Vjenës.

Gjatë këtij takimi u vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Ambasadës së Kosovës dhe Akademisë Diplomatike të Vjenës, një institucion me reputacion ndërkombëtar, i njohur për rolin e tij në përgatitjen e gjeneratave të reja të diplomatëve dhe liderëve nga mbarë bota.

Biseda u përqendrua gjithashtu në mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me theks të veçantë në zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fushën e diplomacisë dhe dialogut ndërkombëtar.

Në përmbyllje të takimit, Bimbashi shprehu mirënjohjen e tij për pritjen dhe diskutimin konstruktiv, duke vlerësuar kontributin e Akademisë Diplomatike të Vjenës si dhe mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Austrisë i ka dhënë dhe vijon t’i japë Republikës së Kosovës./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus