Besimi i qytetarëve në shtetin dhe institucionet publike në Gjermani ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar deri më tani, ndërsa edhe mediat vazhdojnë të kenë një nivel të ulët besimi.
Sipas studimit “eGovernment Monitor 2026”, vetëm 32 për qind e të anketuarve deklarojnë se kanë besim të madh ose shumë të madh te shteti në përgjithësi. Kjo përbën një rënie prej 6 pikë përqindjeje krahasuar me katër vite më parë, kur niveli i besimit ishte 38 për qind.
Edhe administrata publike përballet me një nivel të ulët besimi. Vetëm 34 për qind e qytetarëve shprehen se kanë besim të lartë te zyrat dhe administrata shtetërore.
Në mesin e institucioneve, policia vazhdon të jetë institucioni më i besuar, me 55 për qind, ndërsa sistemi i drejtësisë dhe gjykatat renditen pas saj me 41 për qind.
Sa i përket institucioneve politike, qytetarët shprehin më shumë besim te bashkitë dhe komunat, me 29 për qind, ndërsa besimi ndaj institucioneve të landeve dhe atyre federale është dukshëm më i ulët, me vetëm 17 për qind.
Besimi te mediat edhe më i ulët
Një nga rezultatet më të dikkatshme të studimit lidhet me mediat. Vetëm 20 për qind e të anketuarve deklarojnë se kanë besim të madh ose shumë të madh te shtypi dhe mediat.
Studimi “eGovernment Monitor 2026” është realizuar gjatë muajve prill dhe maj dhe ka përfshirë rreth 8.000 persona mbi moshën 16 vjeç, nga të gjitha landet e Gjermanisë./kudoshqip.com

















