Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese ka aktivizuar këtë paradite forcat e policisë në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, alarmi për bombë ka rezultuar i rremë.
Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë verifikuar se bëhej fjalë për një kovë plastike me fasule, të lënë në rrugë, e cila nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë publike.
Efektivët e Policisë së Shtetit kishin rrethuar perimetrin dhe bllokuar qarkullimin e automjeteve në segmentin ku ishte sinjalizuar objekti i dyshimtë./ Euronews
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera

Votohet Qeveria Kurti 4: 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim
13 Shtator, 2026










Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026





