Shqip kudo që je!

Ahmeti u drejtohet ndërkombëtarëve me letër për situatën në Maqedoninë e Veriut

Ahmeti u drejtohet ndërkombëtarëve me letër për situatën në Maqedoninë e Veriut - Ahmeti drejtohet ndërkombëtarëvemeletërpërsituatënnëMaqedoninëeVeriut

BDI ka njoftuar se kryetari i saj, Ali Ahmeti, u ka dërguar një letër të hapur partnerëve dhe aleatëve ndërkombëtarë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut

Sipas njoftimit, letra, e datës 3 prill 2026, i është shpërndarë jo vetëm opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar, por edhe ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vend, si dhe liderëve dhe figurave të rëndësishme ndërkombëtare.

Në këtë komunikim, Ahmeti riafirmon angazhimin e BDI-së për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtimin e një shteti demokratik dhe multietnik, si dhe për avancimin e integrimit euroatlantik.

Ai gjithashtu shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit politike, duke përmendur çështje si heqja e mekanizmit të balancuesit për përfaqësim të drejtë të komuniteteve, sfidat në funksionimin e institucioneve që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe përpjekjet për ta kontestuar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas BDI-së, këto zhvillime mund të ndikojnë në arritjet e deritanishme dhe kërkojnë vëmendje të shtuar nga partnerët ndërkombëtarë.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus