Shqip kudo që je!

Kurti mori pjesë në darkën solemne të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare

Kurti mori pjesë në darkën solemne të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare - Kurti mori pjesë nëdarkënsolemnetëorganizuarngaRrjetiGlobaliBizneseveShqiptare

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën solemne të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve  Shqiptare, ku dhe mbajti një fjalë rasti para të pranishmëve.
“Ju jeni nga ajo gjeneratë e cila i njeh të dy botët. Keni ndërtuar një jetë në botën e jashtme, kryesisht në perëndim, në Gjermani, Zvicër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera. Keni mësuar gjuhën, jeni integruar dhe punoni sipas standardeve dhe disiplinës që ato shoqëri i kërkojnë. Dhe megjithëkëto, nuk keni harruar se nga keni ardhur”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Fjala e plotë e kryeministrit në detyrë Kurti:
I nderuari z. Nura, Kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare,
I nderuari z. Jusaj, President i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale,
Drejtues të mekanizmave shtetëror e kryetar të komunave,
Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar miq,
Ju faleminderit shumë për këtë ftesë që të jem bashkë me juve sonte. E di që keni ardhur nga e gjithë bota, nga Berlini, Gjeneva, Helsinki, por edhe nga Dallasi e Dubai dhe jeni mbledhur për të ndërtuar ura të reja dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë.

Ju jeni nga ajo gjeneratë e cila i njeh të dy botët. Keni ndërtuar një jetë në botën e jashtme, kryesisht në perëndim, në Gjermani, Zvicër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera. Keni mësuar gjuhën, jeni integruar dhe punoni sipas standardeve dhe disiplinës që ato shoqëri i kërkojnë. Dhe megjithëkëto, nuk keni harruar se nga keni ardhur.
Mërgata jonë nuk është një fenomen statistikor. Është një forcë gjigante ekonomike. Vetëm nga Gjermania, diaspora kosovare dërgoi mbi 546 milionë euro remitenca. Nëse i shtojmë edhe ato nga Zvicra, Austria dhe vendet e tjera, i kemi diku rreth 1.5 miliardë euro remitenca, dërgesa, në vendin tonë që janë 1/7 përafërsisht e Bruto Produktit Vendor. Është kapital i fituar me punë, i investuar me besim. Është kapital privat që financon shtëpitë, arsimin, bizneset. Pa asnjë burokraci, pa asnjë thirrje zyrtare. Vjen për shkak të vullnetit dhe përkushtimit ndaj atdheut. Andaj, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të Republikës tonë demokratike e parlamentare, ju falënderoj nga zemra për këtë kontribut të pamatshëm që keni dhënë dhe po jepni.
Mirëpo ato remitenca janë veçse fillimi. Ajo çfarë ne shohim këtu sot, dhe ajo çfarë kjo konferencë e bën të dukshme, është që mërgata, bizneset dhe shqiptarët po kalojnë nga faza e “dërgimit” në fazën e “ndërtimit”. Nga faza e të qenit akterë social për mbijetesë në fazën e të qenit faktorë ekonomik për zhvillim. Dhe ju jeni vetë arkitektët e kësaj ure.

Kosova e sotme nuk është më Kosova e vitit 2000. Sa për krahasim Bruto Produkti Vendor për kokë banori sot në Kosovë është 6  herë më i madh se sa në vitin 2000, viti i parë pas çlirimit dhe është 3 herë më i madh se në vitin 2008, para 18-vjetëve kur është shpallur pavarësia e Kosovës.
Dhe tash që po flasim rritjen ekonomike e kemi stabile. Nga viti në vit rreth 4%. Qarkullimi i bizneseve nëse e krahasojmë me vitin parë parapandemik 2019, pra, para 6 viteve, qarkullimi i bizneseve është dyfishuar, ndërkaq krahasuar me para 4 viteve, fitimi i korporatave është rritur për 2 herë e gjysmë. Dhe ne këtë e dimë nga Administrata Tatimore e Kosovës ku e shohim se si rritet kontributi sepse rritet fitimi.
Por Kosova po tërheq edhe kapital gjithnjë e më shumë. Përveçse janë dyfishuar eksportet është dyfishuar edhe investimi i huaj direkt, nga Zvicra, Austria, Gjermania, Turqia, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera. Besimi nuk po diskutohet. Por po demonstrohet për çdo ditë.

Baza ligjore në Kosovë është e qartë: sistemi tatimor është i thjeshtë. Tatimi në korporata vetëm 10%, rrjedhimisht edhe në të ardhura është vetëm 10%, nuk ka tatim mbi dividentë, nuk ka tatim në lëndën e parë, nuk ka tatim për makineri prodhuese dhe nuk ka tatim për eksport. Euroja është monedhë zyrtare dhe Ligji për Investime të Qëndrueshme i lehtëson procedurat dhe u jep përparësi investimeve strategjike.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus