Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës - Bekim Sejdiu tërhiqet ngakandidaturapërpresidenttëKosovës
– min lexim Shpërndaje

Bekim Sejdiu ka njoftuar tërheqjen nga gara për president të Kosovës, duke thënë se nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare për t’u zgjedhur në këtë post.

Në një deklaratë të publikuar prej tij, Sejdiu tha se zhvillimet politike dhe përplasjet mes partive kanë ndikuar në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Sipas tij, në këto rrethana, vazhdimi i kandidaturës nuk do të kishte mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend.

Sejdiu bëri të ditur se për vendimin e tij kishte njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u bëri thirrje forcave politike që të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën institucionale dhe të shmangin përshkallëzimin e përplasjeve politike.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për drama politike dhe thellim të polarizimit, por për maturi dhe bashkim në funksion të forcimit të shtetit tonë”, ka deklaruar Sejdiu.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas