Shqip kudo që je!

Yll Sadiku përfundon me sukses studimet Master në Harvard

Juristi nga Kosova, Yll Sadiku, ka përfunduar me sukses studimet e nivelit Master në Harvard University, përkatësisht në Fakultetin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një njoftim publik, Sadiku e cilësoi këtë moment si një ndër më të rëndësishmit në jetën e tij akademike dhe profesionale, duke theksuar se të qenit pjesë e një institucioni me reputacion global është një nder dhe privilegj i veçantë.

“Harvardi është universiteti më i vjetër në SHBA dhe për mua ishte nder e privilegj që të jem pjesë e këtij institucioni,” është shprehur ai.

Sadiku gjithashtu ka shprehur mirënjohje të thellë për familjen, miqtë dhe kolegët, duke vlerësuar mbështetjen e tyre si thelbësore në përmbylljen me sukses të këtij rrugëtimi sfidues.

Ky sukses përfaqëson jo vetëm një arritje personale për Yll Sadikun, por edhe një shembull frymëzues për të rinjtë nga Kosova dhe më gjerë që synojnë arsimimin dhe zhvillimin profesional në nivele ndërkombëtare./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus