🇽🇰Në Festën Verore 2026 të Parlamentit Bavarez
Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bavarisë, znj. Ilse Aigner, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosova në Mynih, z. Afrim Nura, mori pjesë në Festën Verore 2026 të Parlamentit Bavarez, e mbajtur në parkun e Pallatit Mbretëror Oberschleißheim.
Në këtë aktivitet tradicional morën pjesë Kryeministri i Bavarisë, Dr. Markus Söder, anëtarë të Qeverisë Bavareze, deputetë të Parlamentit Bavarez, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, ekonomisë, shkencës, kulturës dhe trupit diplomatik.
Pritja verore ofroi një mundësi të shkëlqyer për shkëmbime të frytshme dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosova dhe Bavarisë, si dhe për krijimin e kontakteve të reja me përfaqësues të institucioneve politike, akademike, ekonomike dhe diplomatike nga Gjermania dhe vende të tjera./kudoshqip.com

















