Shqip kudo që je!

Operacioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol – çiftit kosovar me banim në Itali i sekuestrohen asete në vlerë 1 milion euro

Operacioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol – çiftit kosovar me banim në Itali i sekuestrohen asete në vlerë 1 milion euro - Operacioni Policisë sëKosovësItalisëFrancësdheEuropolçiftitkosovarmebanimnëItaliisekuestrohenasetenëvlerë1milioneuro

Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor 2026, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë 1 milion euro.
Policia ka njoftuar se operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.
“Analiza e materialit të sekuestruar gjatë hetimit, së bashku me informacionin e marrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar në ekzekutimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike të paraqitur nga autoritetet gjyqësore italiane, i mundësoi hetuesve të identifikonin llogaritë bankare, interesat e biznesit, pasuritë e paluajtshme dhe automjetet me vlerë të lartë në pronësi të një çifti të martuar shtetas të Kosovës që banojnë në Itali. Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për pastrim parash, u arrestua në Francë në shtator 2025. Policia kishte zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura brenda në ndarjeje të modifikuar të dy automjeteve”,thuhet në njoftim.

Autoritetet Pjesëmarrëse:
Francë: Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Marsejës (JIRS); Xhandarmëria Kombëtare e Marsejës – Seksioni i Hetimit.

Itali: Zyra e Prokurorit Publik të Milanos – Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia (DDA); Guardia di Finanza – Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Milanos (GICO) dhe Shërbimi Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar (SCICO).

Kosovë: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Hetimi mori gjithashtu mbështetje nga Programi i Punëve të Brendshme i Bashkimit Evropian në Kosovë (HAPE)

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus