Shqip kudo që je!

Nxehtësi deri në 38°C dhe stuhi në Gjermani

Nxehtësi deri në 38°C dhe stuhi në Gjermani - Nxehtësi deri 38CdhestuhinëGjermani

Valë e fortë të nxehti në Gjermani, paralajmërime për stuhi dhe rreziqe për shëndetin

Gjermania po përballet me një valë intensive të të nxehtit, me temperatura që në rajonet perëndimore dhe jugperëndimore arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka lëshuar paralajmërime për pothuajse të gjitha landet, ndërsa në disa zona është aktivizuar alarmi për nxehtësi ekstreme gjatë orëve të ditës.

Në pjesën më të madhe të territorit priten temperatura që variojnë nga 30 deri në 35 gradë Celsius, ndërsa në veri të vendit kushtet mbeten disi më të freskëta. Edhe pse për banorët e Ballkanit këto temperatura mund të duken të zakonshme, në Gjermani ato shoqërohen me kushte atmosferike të ndryshme, që rrisin ndjesinë e vapës dhe ndikimin në organizëm.

Paralelisht me temperaturat e larta, meteorologët paralajmërojnë për zhvillime të paqëndrueshme të motit. Që nga mesdita e sotme dhe gjatë ditëve në vijim priten stuhi të fuqishme lokale, të shoqëruara me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të cilat në disa raste mund të arrijnë shpejtësi mbi 100 km/h.

Këto kushte kanë ndikuar edhe në transportin hekurudhor, veçanërisht në veri të vendit, ku janë raportuar vonesa dhe anulime të trenave si pasojë e motit të paqëndrueshëm.

Autoritetet shëndetësore dhe institucionet përgjegjëse theksojnë se nxehtësia ekstreme përbën rrezik serioz për shëndetin, sidomos për të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe ata pa strehë. Për këtë arsye, bëhet thirrje për kujdes të shtuar dhe solidaritet ndaj grupeve më të rrezikuara.

Rekomandime për mbrojtje nga nxehtësia:

Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës (11:00–17:00).
Konsumoni sa më shumë lëngje, edhe nëse nuk ndjeni etje.
Mbani ambientet e brendshme të freskëta, duke mbyllur dritaret gjatë ditës dhe duke ajrosur në mëngjes ose mbrëmje.
Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të çelëta.
Kufizoni aktivitetet fizike të rënda gjatë vapës.
Tregoni kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus