Ambasada e Italisë në Prishtinë ka rikujtuar shtetasit italianë se kartat e identitetit në format letre nuk do të njihen më si dokumente të vlefshme duke filluar nga 3 gushti 2026.
Sipas njoftimit, ndryshimi vjen në zbatim të rregullave të Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë përdorimin e dokumenteve të identitetit me standarde më të larta sigurie.
Për këtë arsye, qytetarët që ende posedojnë kartë identiteti në letër janë ftuar ta zëvendësojnë atë me Kartën Elektronike të Identitetit (CIE), edhe nëse dokumenti aktual nuk ka arritur ende datën e skadimit.
Ambasada bën të ditur se aplikimi për kartën e re kryhet vetëm me termin të rezervuar paraprakisht përmes platformës përkatëse konsullore.
Autoritetet u kanë bërë thirrje shtetasve italianë të mos e lënë zëvendësimin për momentin e fundit, në mënyrë që të shmangen vështirësitë gjatë udhëtimeve ose përdorimit të dokumentit për identifikim pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026




Lajmet e Fundit


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026
