Shqip kudo që je!

Deutschlandticket shtrenjtohet nga viti 2027 – ja sa do të kushtojë

Deutschlandticket shtrenjtohet nga viti 2027 – ja sa do të kushtojë - Deutschlandticket shtrenjtohet viti2027jasadotëkushtojë

Përdoruesit e Deutschlandticket në Gjermani duhet të përgatiten për një rritje të re të çmimit. Nga viti 2027, bileta mujore për transportin publik do të kushtojë 66,80 euro, nga 63 euro sa kushton aktualisht.

Rritja prej 3,80 euro në muaj, ose pak më shumë se 6 për qind, prek rreth 14,5 milionë përdorues në të gjithë Gjermaninë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri bavarez i Transportit dhe kryetari i Konferencës së Ministrave të Transportit të landeve, Christian Bernreiter.

Deutschlandticket mundëson udhëtimin në transportin publik lokal dhe në trenat rajonalë në të gjithë Gjermaninë. Megjithatë, bileta nuk vlen për trenat e distancave të gjata si ICE, IC dhe EC.

Edhe pse rritja mujore është relativisht e kufizuar, për miliona familje dhe udhëtarë kjo nënkupton një tjetër shpenzim shtesë në një kohë kur kostot e jetesës në Gjermani vazhdojnë të jenë të larta./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus