Ndërsa bota po kalon drejt inteligjencës artificiale, energjisë së pastër dhe teknologjisë së avancuar, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) alarmon se ekonomisë globale po i mungojnë profesionistët praktikë. Nga ndërtimi i paneleve diellore te mirëmbajtja e makinerive me precizion, “aftësitë maker” po kthehen në sot në avantazhin më të madh strategjik.
Sipas raportit më të fundit të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) me titull “New Economy Skills: Skills for the Maker Economy”, përparimi i shpejtë teknologjik po zbulon një sfidë të re madhore: mungesën e fuqisë punëtore me aftësi praktike manuale dhe teknike, pa të cilat infrastruktura fizike e botës rrezikon të paralizohet.
Raporti nëllon se, përderisa atentimi publik dhe investimet shpesh fokusohen te teknologjia dixhitale, janë ravijëzuar qartë tri kategori kryesore të “aftësive praktike” që po mbajnë në këmbë ekonominë reale.
Ndërtimi dhe instalimi:
Zbatimi, mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve kritike si panelet diellore, turbinat me erë, rrjetet elektrike dhe infrastruktura.
Menaxhimi i makinerive të avancuara:
Përdorimi dhe operimi i automjeteve të rënda, makinerive industriale dhe instrumenteve me precizion të lartë.
Përpunimi i burimeve:
Transformimi, lëvizja dhe përpunimi i lëndëve të para dhe produkteve biologjike.
Rreziku nga plakja e fuqisë punëtore dhe “Sfidat e Gjelbra”
Tregu i punës po përballet me një hendek të thellë mes kërkesës jashtëzakonisht të lartë dhe ofertës në rënie. Në rajone kryesore si Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia, rreth 20 deri në 35% e punëtorëve të këtyre sektorëve janë mbi moshën 55-vjeçare, gjë që paralajmëron një valë të madhe pensionimesh pa pasur zëvendësues të mjaftueshëm nga brezi i ri.
Gjithashtu, tranzicioni drejt energjisë së gjelbër dhe nevoja globale për investime në infrastrukturë — të cilat vlerësohen të arrijnë në 106 trilionë dollarë deri në vitin 2040 — e kanë rritur kërkesën për këto profesione me ritme shumë më të shpejta se sa për punët tradicionale të zyrës (“white-collar”).
Cilat janë zgjidhjet sipas WEF?
Për të shmangur bllokimin e
zhvillimit ekonomik, Forumi Ekonomik Botëror u bën thirrje qeverive dhe sektorit privat të ndërmarrin hapa të menjëhershëm.
Riformësimi i arsimit
profesional:
Përshtatja e shpejtë e kurrikulave për t’u integruar me automatizimin dhe teknologjitë e reja.
Kthimi i dinjitetit te punët praktike:
Tërheqja e brezit të ri përmes
krijimit të rrugëve të qarta të karrierës dhe rritjes së vlerësimit shoqëror për arsimin profesional.
3. Certifikimi global: Lehtësimi i proceseve për njohjen dhe vlerësimin e aftësive praktike përtej kufijve./kudoshqip.com

















