Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, mori pjesë në Konferencën e Partisë Laburiste në Liverpool, ku zhvilloi takime dhe shkëmbime me përfaqësues të jetës politike britanike.
Pjesëmarrja e ambasadorit Kapiti në këtë aktivitet politik në Mbretërinë e Bashkuar përbën një mundësi për forcimin e kontakteve institucionale dhe për avancimin e dialogut ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe partnerëve të saj britanikë.

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të ngushta dhe një partneritet të qëndrueshëm. Në këtë kuadër, komunikimi dhe dialogu i vazhdueshëm mbeten të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./kudoshqip.com

















