Shqip kudo që je!

Beson Rrahmani nga Përlepnica e Gjilanit, i treti në botë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës

Beson Rrahmani nga Përlepnica e Gjilanit, i treti në botë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës - Beson Rrahmani PërlepnicaeGjilanititretinëbotënëGarënNdërkombëtaretëMatematikës

Beson Rrahmani fiton vendin e tretë në botë dhe titullin “Gold Champion” në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar.

Një sukses i jashtëzakonshëm ka arritur nga nxënësi Beson Rrahmani nga Përlepnica e Gjilanit, i cili është renditur në vendin e 3-të në botë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Applied Mathematics Competition”.
– Advertisement – M1

Në kategorinë e nxënësve të ciklit të ulët fillor “Junior Primary”, Besoni u vlerësua me titullin e lartë “Gold Champion”.

Në këtë garë prestigjioze morën pjesë mbi 1,000 nxënës nga vende të ndryshme të botës në kategorinë “Junior”, ku talenti i ri nga Gjilani dëshmoi përgatitje të lartë dhe nivel të shkëlqyer diturie.

Mirënjohje e veçantë për këtë arritje i takon mësueses së tij, Adriana Shala, për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionalisht, si dhe shkollës “Musa Zajmi”, e cila vazhdon të inkurajojë dhe të mbështetë talentet e reja në rrugëtimin e tyre arsimor.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus