Shqip kudo që je!

Pas Mira Muratit, kush janë shqiptarër që po synojnë milardat në teknologji?

Pas Mira Muratit, kush janë shqiptarër që po synojnë milardat në teknologji? - Pas Mira Muratit kushjanëshqiptarërqëposynojnëmilardatnëteknologji

Shqiptarët po shënojnë gjithnjë e më shumë histori suksesi në botën e teknologjisë dhe sipërmarrjes globale.

Një prej emrave më të përfolur është Mira Murati, e cila përmes kompanisë së saj Thinking Machines Lab është shndërruar në një prej figurave të rëndësishme në industrinë e inteligjencës artificiale. Kompania është vlerësuar me rreth 12 miliardë dollarë.

Një tjetër histori e rëndësishme është ajo e William Zeqirit, themelues i Fresha, kompania e teknologjisë për menaxhimin e bizneseve të bukurisë dhe mirëqenies, e cila ka kaluar pragun e 1 miliard dollarëve në vlerësim, duke hyrë në klubin e kompanive “unicorn”.

Por lista e sipërmarrësve shqiptarë që po ndërtojnë kompani me potencial të madh nuk përfundon këtu.

Krenar Komoni – Tive: zhvillon teknologji për monitorimin në kohë reale të mallrave gjatë transportit global.

Ilir Sela – Slice: platformë teknologjike që u mundëson mijëra picerive të pavarura në SHBA të konkurrojnë në tregun digjital.

Labinot Bytyqi – hellocare.ai: zhvillon zgjidhje të bazuara në teknologji dhe inteligjencë artificiale për kujdesin virtual dhe ambientet spitalore.

Edi Demaj, Etrit Demaj dhe Gentrit Gojani – KODE Labs: kompani që zhvillon platforma për menaxhimin inteligjent të ndërtesave, energjisë dhe sistemeve teknike.

Altin Kadareja dhe Euron Metaliaj – Cardo AI: kompani fintech e fokusuar në financimin dhe menaxhimin e aseteve të kredive private dhe financave të strukturuara.

Bleron Baraliu – 91Life: kompani që përdor inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave në fushën e kardiologjisë dhe mjekësisë precize.

Brendon Ahmeti, Agron Bajraktari dhe Kevin Cobaj – Synaps: platformë teknologjike që përdor inteligjencën artificiale për arkitekturë dhe projektim.

Nga puna dhe emigracioni, te startup-et, teknologjia dhe kompanitë globale, një brez i ri sipërmarrësish me origjinë shqiptare po synon tregjet më të mëdha ndërkombëtare.

Dy histori tashmë kanë kaluar pragun e miliardave. Tani vëmendja është te kompanitë e tjera shqiptare që po rriten me shpejtësi./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus