Shqip kudo që je!

Kosova prezanton potencialin ekonomik në panairin ndërkombëtar „GaLaBau 2026“ në Nürnberg

Kosova prezanton potencialin ekonomik në panairin ndërkombëtar „GaLaBau 2026“ në Nürnberg - Kosova prezanton potencialin ekonomiknëpanairinndërkombëtarGaLaBau2026nëNürnberg

Nürnberg – Në kuadër të angazhimit të saj në diplomacinë ekonomike dhe promovimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih mori pjesë në hapjen solemne të panairit ndërkombëtar „GaLaBau 2026“, që po mbahet në Nürnberg të Bavarisë.

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, Afrim Nura, i shoqëruar nga Konsulli Afrim Deliu, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit me ftesë të veçantë nga CEO i NürnbergMesse Group, Peter Ottmann, dhe Kryetari i Qytetit të Nürnbergut, Marcus König.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare vlerësohet si një mundësi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NürnbergMesse, si dhe për promovimin e potencialit ekonomik të Kosovës dhe të ndërmarrjeve kosovare në tregun gjerman.

Gjatë panairit, përfaqësuesit e Konsullatës zhvilluan vizita dhe takime me kompani të njohura ndërkombëtare në sektorët e makinerive, pajisjeve, materialeve dhe zgjidhjeve për hapësirat urbane. Në mesin e kompanive të vizituara ishin Wacker Neuson, Zeppelin Baumaschinen, STIHL, Husqvarna, John Deere, Kubota dhe Godelmann.

Në qendër të diskutimeve ishin mundësitë për zgjerimin e investimeve, zhvillimin e aktiviteteve të reja dhe shtrirjen e operacioneve të këtyre kompanive edhe në Kosovë.

Panairi „GaLaBau“, një nga ngjarjet e rëndësishme ndërkombëtare në sektorin e gjelbërimit urban, peizazhit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave të jashtme, ofron një platformë të rëndësishme për krijimin e kontakteve të reja biznesore dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet kompanive dhe institucioneve nga vende të ndryshme.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë aktivitet ndërkombëtar synon të kontribuojë në rritjen e kontakteve ekonomike, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset kosovare në tregun gjerman dhe atë evropian.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus