Shqip kudo që je!

Librat për mësimin plotësues në gjuhën shqipe mbërrijnë në Bavari

Librat për mësimin plotësues në gjuhën shqipe mbërrijnë në Bavari - Librat mësimin plotësuesnëgjuhënshqipembërrijnënëBavari

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih u pranuan librat dhe materialet mësimore të dërguara nga Republika e Kosovës për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Bavari.

Materialet mësimore, të dedikuara për nivelet e parë, të dytë dhe të tretë, do të shpërndahen te mësuesit dhe nxënësit përmes LAPSh-it në Bavari, me synim që procesi mësimor të nisë me kohë dhe pa pengesa, i pajisur me materialet e nevojshme.

Mbështetja institucionale për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë përbën një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen, kultivimin dhe përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare te brezat e rinj.

Në prag të vitit të ri shkollor, urojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit tanë një fillim të mbarë dhe një vit shkollor të suksesshëm, me arritje, gëzim dhe përkushtim në mësimin dhe dashurinë për gjuhën shqipe./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus