Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr edhe një herë vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë përmes një detaji interesant që lidhet me kulturën shqiptare.

Pas paraqitjes së tij të mëhershme me një xhaketë ku dominonte shqiponja shqiptare, artisti është shfaqur tani me një bluzë ku shkruhej “bukë, djathë & domate”, një shprehje që lidhet ngushtë me mëngjesin tradicional shqiptar.
Pamjet e tij janë shpërndarë me shpejtësi në internet dhe kanë nxitur reagime të shumta nga fansat shqiptarë, të cilët e kanë komentuar me entuziazëm këtë referencë kulturore.
Edhe pse Drake nuk ka folur publikisht për arsyen e përdorimit të këtyre motiveve, kjo nuk është hera e parë që ai lidhet me elemente shqiptare në stilin dhe paraqitjet e tij publike.
Ky moment ka rikthyer diskutimet në rrjete sociale, ku shumë ndjekës po e konsiderojnë reperin si një artist që po tregon vazhdimisht interes ndaj kulturës shqiptare.

















