Shqip kudo që je!

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate - Vritet një 25-vjeçar shqiptarnëItalidyshohetpërkonfliktnëklubnate

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një fshat të komunës Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës, Itali, ku viktimë ka mbetur një shqiptar, K.M., 25 vjeç, transmeton albinfo.ch.

Sipas policisë, 25-vjeçari po udhëtonte si pasagjerë në një makinë me kushëririn dhe një mik, kur një automjet tjetër iu afrua në krah paralel dhe autorët shtinë ndaj tyre.

Dyshohet se konflikti ka nisur pak më parë në një klub nate. K.M. ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa gjendja e dy personave të tjerë në mjet nuk është bërë ende e ditur.

Policia po punon për identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus