Shqip kudo që je!

Ndryshon Ligji i Punës në Kroaci, lajm i mirë për punëtorët nga Kosova

Ndryshon Ligji i Punës në Kroaci, lajm i mirë për punëtorët nga Kosova - Ndryshon Ligji PunësnëKroacilajmimirëpërpunëtorëtngaKosova

Politikania nga Kosova, Ermina Lekaj, ish deputete e Kuvendit të Kroacisë, ka bërë të ditur se ndryshimet në Ligjin për të Huajt në Kroaci, (2025/2026), do të ofrojnë mundësi më të mira për punëtorët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ajo ka renditur shtatë ndryshime dhe ka shpjeguar se çfarë nënkupton secili ndryshim.

1. Më parë: leja e punës dhe qëndrimit zakonisht jepej për 1 vit, tani leja mund të jepet deri në 3 vjet, nëse kontrata e punës është afatgjatë.

2. Pas një periudhe pune në Kroaci, punëtori i huaj mund të ndërrojë punëdhënësin pa dalë nga Kroacia, nëse vazhdon
të punojë në të njëjtin profesion.

3. Për punë deficitare dhe punë ndihmëse (turizëm, ndërtimtari, bujqësi, pastrim): Nuk kërkohet domosdoshmërisht përvojë pune apo diploma.

4. Punëtorët e huaj duhet të kenë të njëjtën pagë si punëtorët kroatë për të njëjtën punë. Punëdhënësi nuk guxon të paguajë më pak vetëm sepse punëtori është i huaj. Nëse ofrohet strehim, ai duhet të jetë në kushte të përshtatshme dhe të kontrollueshme.

5. Nëse kontrata ndërpritet, punëtori i huaj nuk duhet të largohet menjëherë nga Kroacia. Ligji parashikon një periudhë të lejuar për të gjetur një punë të re (kjo zbatohet më qartë nga viti 2026).

6. EU Blue Card tani vlen deri në 4 vjet. Mund të merret: me diploma ose pa diplomë, vetëm me përvojë profesionale (p.sh. IT).
7. Nga viti 2026: Punëdhënësi duhet të raportojë shpejt nëse kontrata ndërpritet. Kontrolli do të jetë më i fortë ndaj punëdhënësve që shkelin ligjin, dhe punëdhënësit që abuzojnë mund të ndalohen të punësojnë të huaj.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus