Organizatorët e “Sunny Hill Festival” kanë konfirmuar emrin e parë të madh ndërkombëtar që do të performojë në edicionin e këtij viti. Superylli amerikan i muzikës pop, Katy Perry, do të ngjitet në skenën e festivalit që mbahet këtë verë në Prishtinë.
Lajmi është bërë publik përmes një videoje të publikuar nga organizatorët, ku shfaqet një bisedë mes Dua Lipa dhe Katy Perryt. Gjatë bisedës, artistja amerikane zbulon se një nga ndalesat e saj gjatë verës do të jetë pikërisht Prishtina, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen në festival.
Katy Perry konsiderohet një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop në botë, me hite të njohura si Firework, Roar, Dark Horse dhe California Gurls. Prania e saj pritet të tërheqë mijëra fansa nga Kosova, Shqipëria dhe mbarë rajoni.
Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival do të zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht 2026 në Prishtinë. Organizatorët kanë bërë të ditur se në javët e ardhshme do të shpallen edhe emra të tjerë të njohur të skenës ndërkombëtare.
Me konfirmimin e Katy Perryt, “Sunny Hill Festival 2026” nis prezantimin e programit të tij artistik me një emër të kalibrit botëror, duke premtuar një tjetër edicion spektakolar për adhuruesit e muzikës.
Burimi: Sunny Hill Festival / Instagram.

















