Kosova po hyn në një fazë të fortë tkurrjeje demografike: lindjet janë përgjysmuar në tri dekada, ndërsa deri në vitin 2060 popullsia mund të zbresë në rreth 1 milion banorë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka parashikuar se deri në vitin 2060, vendi mund të mbetet me 1 milion banorë, çka nënkupton një rënie prej 37% të popullsisë, nga 1.6 milionë banorë që rezultuan në matjen e fundit të regjistrimit të popullsisë. Me këtë trend, pritet që në vitin 2060, mosha mesatare e shtetasve të Kosovës të arrijë në 49 vjeç, ndërsa në vitin 2024, ajo ishte 35.3 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës (UP), Ymer Havolli, tha për “Monitor” se ky trend shpjegohet kryesisht me rënien e natalitetit dhe fenomenin e emigracionit. Ndërsa, sociologu Labinot Kunushevci shton edhe faktorin e modernizimit dhe përballjen e tij me normat tradicionale.
Kosova
Kosovë: Më pak lindje, më shumë largime
Kosova po hyn në një fazë të fortë tkurrjeje demografike: lindjet janë përgjysmuar në tri dekada, ndërsa deri në vitin 2060 popullsia mund të zbresë në rreth 1 milion banorë
E hënë, 14 Shtator 2026 – 11:00albinfo.ch

(KEYSTONE/Gaetan Bally)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka parashikuar se deri në vitin 2060, vendi mund të mbetet me 1 milion banorë, çka nënkupton një rënie prej 37% të popullsisë, nga 1.6 milionë banorë që rezultuan në matjen e fundit të regjistrimit të popullsisë. Me këtë trend, pritet që në vitin 2060, mosha mesatare e shtetasve të Kosovës të arrijë në 49 vjeç, ndërsa në vitin 2024, ajo ishte 35.3 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës (UP), Ymer Havolli, tha për “Monitor” se ky trend shpjegohet kryesisht me rënien e natalitetit dhe fenomenin e emigracionit. Ndërsa, sociologu Labinot Kunushevci shton edhe faktorin e modernizimit dhe përballjen e tij me normat tradicionale.
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se në Kosovë ka pasur ulje të ndjeshme të fertilitetit. Në vitin 2024, një grua lindte mesatarisht 1.5 fëmijë, ndërsa në vitin 1994, një grua lindte mesatarisht 2.5 fëmijë.
Të dhënat e ASK-së tregojnë rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve vjetore. Në vitin 2025, në Kosovë lindën rreth 22 mijë fëmijë, ndërsa 30 vjet më parë, në vitin 1995, lindën 44,776 fëmijë. Brenda tri dekadave, në Kosovë numri i lindjeve është ulur me 51%.
Një raport i Institutit GAP, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë”, tregon se deri në vitin 2023, numri i personave të larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës kishte arritur në 359 mijë, shifër që përfaqëson rreth 22.6% të popullsisë së vendit.
Numri i shtetasve kosovarë të kthyer, si dhe i të huajve që jetojnë në Kosovë, është rreth 99 mijë persona. Migrimi neto kumulativ arrin në 260 mijë persona.
Në Kosovë zbatohen politika sociale për gratë lehona dhe fëmijët. Përfitues janë fëmijët nga lindja deri në moshën 16-vjeçare. Nëse një familje ka një ose dy fëmijë, secili prej tyre përfiton 20 euro në muaj, ndërsa nëse një çift ka mbi tre fëmijë, secili prej tyre përfiton 30 euro në muaj./kudoshqip.com
Gratë lehona përfitojnë 325.9 euro në muaj për gjashtë muaj me radhë, nëse kanë qenë të papuna për të paktën nëntë muaj gjatë 12 muajve të fundit para lindjes. Nga ana tjetër, lehonat e punësuara përfitojnë 325.9 euro në muaj për tre muaj me radhë.
Këto politika, në vitin 2025, i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës 145 milionë euro, shumë që përbën rreth 5% të buxhetit. Qeveria ka premtuar rritjen e vlerës së shtesave, në 500 euro në muaj për gratë lehona, si dhe rritjen e shtesave për fëmijët në 60 deri në 90 euro.
Përballë rënies së lindjeve dhe largimit të popullsisë, politikat e mbështetjes financiare për familjet nuk kanë qenë të vetmet masa të propozuara në Kosovë.
Gjatë viteve të fundit janë prezantuar edhe nisma që synojnë të prekin disa prej problemeve që ndikojnë në vendimet e të rinjve për të qëndruar në vend, për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë.
Megjithatë, një pjesë e tyre kanë mbetur në nivel premtimesh, ndërsa të tjera janë zbatuar duke u përballur me probleme në praktikë.

















