Shqip kudo që je!

Konsullata e Kosovës në Shtutgart ngritet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme

Konsullata e Kosovës në Shtutgart ngritet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme - Konsullata Kosovës nëShtutgartngritetnënivelineKonsullatëssëPërgjithshme

Shtutgart – Një zhvillim i rëndësishëm institucional për Republikën e Kosovës dhe komunitetin kosovar në landin e Baden-Württembergut: misioni diplomatik i Kosovës në Shtutgart është ngritur në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Vendimi është marrë me Dekret të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e përfaqësimit diplomatik dhe konsullor të Kosovës në këtë pjesë të Gjermanisë.

Ngritja e statusit nga Konsullatë e Republikës së Kosovës në Shtutgart në Konsullatë të Përgjithshme vlerësohet si një zhvillim me rëndësi të veçantë institucionale, por edhe si një dëshmi e rolit dhe rëndësisë që ka fituar misioni kosovar në Baden-Württemberg.

Ky avancim vjen pas viteve të punës, përkushtimit dhe angazhimit profesional në ofrimin e shërbimeve konsullore, përfaqësimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet dhe komunitetin në Gjermani.

Nga përfaqësia e Kosovës në Shtutgart është theksuar se statusi i ri përbën një vlerësim për punën e deritanishme, por njëkohësisht sjell edhe përgjegjësi të reja për të vazhduar me standarde edhe më të larta profesionale.

“Kjo është një arritje e rëndësishme institucionale dhe një vlerësim për punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit”, thuhet në reagimin e përfaqësisë.

Me statusin e ri, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart pritet të vazhdojë angazhimin në shërbim të qytetarëve kosovarë në Baden-Württemberg dhe më gjerë, duke forcuar përfaqësimin e interesave të Kosovës dhe lidhjet me komunitetin kosovar në Gjermani.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur diaspora kosovare në Gjermani vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike, sociale dhe institucionale të Republikës së Kosovës.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus