Shqip kudo që je!

Vrasje në Korçë: Ekzekutohet 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Vrasje në Korçë: Ekzekutohet 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura - Vrasje Korçë Ekzekutohet20-vjeçaripjesëeForcavetëArmatosura

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një i ri 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktima, e identifikuar si Joan Zhuko, raportohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se është ndjekur nga autori përpara se të qëllohej në hyrje të një pallati në lagjen nr. 14.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se arma e përdorur mund të ketë qenë tip kallashnikov. Ndërkohë, personi i dyshuar për krimin, me inicialet K.A., është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje, ndërsa vijojnë kërkimet intensive për kapjen e autorit./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus