Shqip kudo që je!

Nëntogeri Kushtrim Dërguti diplomohet në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”

Nëntogeri Kushtrim Dërguti diplomohet në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst” - Nëntogeri Kushtrim Dërguti diplomohetnëAkademinëUshtarakeMbretëroreSandhurst

Nëntogeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kushtrim Dërguti, ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar, duke u diplomuar në një nga institucionet më prestigjioze të arsimit ushtarak në botë.

Në ceremoninë solemne të diplomimit, të mbajtur në kampusin e akademisë, mori pjesë edhe Zëvendëskonsulli i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Bytyqi, i cili e përgëzoi nëntoger Dërgutin për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë programit njëvjeçar të shkollimit.

Gjatë studimeve në Akademinë Mbretërore “Sandhurst”, nëntoger Dërguti avancoi njohuritë dhe aftësitë e tij profesionale në fushat e lidershipit, komandimit dhe planifikimit taktik, duke përfaqësuar me profesionalizëm dhe dinjitet Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Republikën e Kosovës në një ambient ndërkombëtar të nivelit më të lartë.

Diplomimi i tij në këtë akademi prestigjioze konsiderohet një arritje e rëndësishme për zhvillimin profesional të oficerëve të FSK-së dhe një kontribut në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë së Kosovës./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus