Shqip kudo që je!

Bllokim i madh në kufirin Mali i Zi–Kroaci, banorët lokalë ndihmojnë udhëtarët e bllokuar

Qarkullim i qetë në pikat kufitare të Kosovës, pritjet deri në 15 minuta - Qarkullim qetë nëpikatkufitaretëKosovëspritjetderinë15minuta

Kolonat e gjata në pikën kufitare mes Malit të Zi dhe Kroacisë vazhdojnë të krijojnë vështirësi për mijëra udhëtarë, përfshirë edhe shumë bashkatdhetarë që po udhëtojnë drejt vendeve të Evropës ose Kosovës gjatë sezonit të pushimeve.

Në pikën kufitare Karasoviçi – Debeli Brijeg janë krijuar kolona që shtrihen për më shumë se 20 kilometra. Sipas mediave lokale, pritjet arrijnë deri në 10 orë, ndërsa raportime jozyrtare flasin edhe për raste kur udhëtarët kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 24 orë.

Përballë kësaj situate, banorët e zonës së Konavles kanë treguar solidaritet duke hapur dyert e shtëpive të tyre për udhëtarët, të cilëve u kanë ofruar mundësinë të përdorin tualetet, të pushojnë dhe të freskohen pas orëve të gjata në trafik.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë vendosur edhe cisterna me ujë të pijshëm pranë zonave ku janë krijuar kolonat, për të ndihmuar qytetarët që presin nën temperatura të larta.

Autoritetet kroate u kanë bërë thirrje udhëtarëve që, nëse kanë mundësi, të zgjedhin rrugë alternative përmes Bosnje dhe Hercegovinës ose të përdorin linjat detare nga Durrësi drejt porteve italiane, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata në kufirin mes Kroacisë dhe Malit të Zi.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve gjatë sezonit veror, autoritetet paralajmërojnë se vonesat mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe këshillojnë udhëtarët të informohen paraprakisht për gjendjen në pikat kufitare.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus