Shqip kudo që je!

Përkujtim në Mynih për 10-vjetorin e atentatit racist në OEZ

Përkujtim në Mynih për 10-vjetorin e atentatit racist në OEZ - Përkujtim Mynih për10-vjetorineatentatitracistnëOEZ

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih ka përkujtuar 10-vjetorin e atentatit racist të 22 korrikut 2016, pranë Qendrës Tregtare OEZ, përmes një postimi publik dhe pjesëmarrjeje në homazhe në nder të viktimave.

Së bashku me stafin e Konsullatës dhe familjet Segashi dhe Zabërgja, ai vendosi kurora me lule pranë memorialit “Für Euch”, duke shprehur respekt dhe nderim për jetët e humbura. Ndër viktimat e kësaj tragjedie ishin edhe tre të rinj me prejardhje nga Kosova: Armela Segashi, Dijamant Zabërgja dhe Sabine Sulaj.

Dhjetë vjet pas kësaj ngjarjeje, dhimbja mbetet e gjallë, ndërsa përkujtimi i tyre vazhdon të mbajë të fortë kujtesën kolektive dhe solidaritetin me familjet e viktimave.

Në mesazhin e tij, Konsulli i Përgjithshëm theksoi se atentate të tilla, të motivuara nga urrejtja dhe racizmi, janë të papranueshme dhe nuk duhet të kenë vend në shoqëri. Ai nënvizoi rëndësinë e promovimit të vlerave të respektit, dinjitetit, tolerancës dhe bashkëjetesës.

Kujtimi për viktimat mbetet i përjetshëm./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus