Shqip kudo që je!

Ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

Ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka! - Ardhja mundshme eErdoganitnëKosovëAgimAdemisqarongjithçka

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për Indeksonline rreth ndeshjes historike Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë dhe për spekulimet që qarkullojnë në media për një vizitë të mundshme të presidentit turk, Recep Taip Erdogan, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ademi ka sqaruar se Federata nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë çështje.

“Ne kemi protokollin e UEFA-s dhe jemi në kontakt me Federatën e Futbollit të Turqisë, por deri tani nuk na kanë thënë asgjë që Erdogan do të vijë”, tha ai.
Megjithatë, i pari i FFK-së theksoi se pritet një numër i madh tifozësh për këtë ndeshje, duke përfshirë grupe që do të udhëtojnë me ekspedita prej dy aeroplanësh.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus