Shqip kudo që je!

Njoftim për qytetarët e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe

Njoftim për qytetarët e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe - Njoftim qytetarët eKosovësnëEmirateteBashkuaraArabe

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka informuar qytetarët e Kosovës që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe për mundësinë e organizimit të një evakuimi emergjent, nëse vazhdon bllokada e hapësirës ajrore në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Emirateve, me institucionet shtetërore në Kosovë, si dhe me Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad, për të shqyrtuar alternativat më të shpejta dhe më të sigurta për largimin e qytetarëve.

Të gjithë qytetarët e Kosovës – vizitorë të bllokuar apo rezidentë – që ndodhen në territorin e Emirateve dhe nuk janë paraqitur ende pranë përfaqësisë diplomatike, ftohen të kontaktojnë sa më parë përmes emailit ose telefonit zyrtar, duke dërguar të dhënat personale sipas dokumentit të udhëtimit dhe informacionin për qytetin ku ndodhen.

Në rast se krijohen kushtet për një evakuim të organizuar, në koordinim me autoritetet e Emirateve, institucionet e Kosovës dhe autoritetet e Arabia Saudite për sigurimin e fluturimeve nga aeroportet si Jeddah apo Riyadh, Ambasada do të njoftojë menjëherë qytetarët.

Gjithashtu, theksohet se regjistrimi paraprak është i domosdoshëm për të mundësuar procedimin e kërkesave për leje kalimi urgjente në kufirin e Arabisë Saudite, në rast të realizimit të evakuimit.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus