Shqip kudo që je!

Dialogu nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Dialogu nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme - Dialogu nën udhëheqjen eMinistrisësëPunëvetëJashtme

Dialogu me Serbinë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar ministri i këtij dikasteri, Glauk Konjufca, gjatë një takimi me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Njoftohet se në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Sipas njoftimit, Konjufca ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus