Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në dispozicion platformën zyrtare për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë 2026, duke u mundësuar qytetarëve të ndjekin në kohë reale procesin e numërimit të votave.
Përmes platformës online, qytetarët mund të shohin rezultatet e përditësuara për partitë politike, kandidatët, pjesëmarrjen në zgjedhje dhe të dhëna të tjera zyrtare që publikohen nga KQZ gjatë procesit të numërimit.
📊 Ndiq rezultatet live këtu:
https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/
Platforma ofron informacione të detajuara nga të gjitha komunat e Kosovës, si dhe përditësime të vazhdueshme sapo të përpunohen votat nga qendrat e numërimit.
Qytetarët në Kosovë dhe diaspora mund të ndjekin në çdo moment ecurinë e rezultateve dhe renditjen e subjekteve politike përmes të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Për zhvillimet më të fundit nga zgjedhjet parlamentare 2026, vazhdoni të ndiqni përditësimet tona.

















