Shqip kudo që je!

Me asistimin e FBI’së, Prokuroria Speciale zhvillon aksion kundër krimit të organizuar – publikon pamje

Prokuroria Speciale ka zhvilluar sot një aksion me asistimin nga autoritetet e FBI’së dhe ato policore kanadeze.
Në këtë aksion janë arrestuar tre persona me inicialet A.A, S.D dhe B.K, shkruan Reporteri.net.
Ata dyshohen për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, financim të terrorizmit, shpëlarje e parave, mashtrim, detyrim; Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.
“Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-së dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë”, theksohet në njoftim./Reporteri.net

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus