Shqip kudo që je!

Samiti IV i Diasporës Shqiptare promovohet në “Times Square”

Samiti IV i Diasporës Shqiptare promovohet në “Times Square” - Samiti IV DiasporësShqiptarepromovohetnëTimesSquare

Shqipëria po bëhet gati të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar jashtë vendit – Samitin IV të Diasporës Shqiptare, i cili do të zhvillohet në Tiranë nga e marta deri të mërkurën.

Në prag të këtij eventi, promovimi i samitit ka marrë jehonë ndërkombëtare, pasi videoja zyrtare është shfaqur në Times Square në New York City, një nga sheshet më të njohura dhe më të frekuentuara në botë. Me moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”, organizatorët synojnë të theksojnë rëndësinë e lidhjes me identitetin dhe origjinën.

Samiti pritet të mbledhë përfaqësues të diasporës shqiptare nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një platformë diskutimi dhe bashkëpunimi për çështje me rëndësi strategjike.

Fokusi i diskutimeve do të jetë tek roli i diasporës në forcimin e demokracisë dhe përfaqësimit, ndikimi i saj në zhvillimin ekonomik dhe inovacion, si dhe kontributi në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi dhe kërkimi shkencor.

Ky aktivitet konsiderohet një mundësi e rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve në Shqipëri dhe shqiptarëve në mbarë botën, duke nxitur projekte konkrete dhe shkëmbim përvojash në funksion të zhvillimit të vendit.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus