Referendum i rëndësishëm në Zvicër për kufizimin e popullsisë
Sot në Zvicër po mbahet një referendum me rëndësi të veçantë, i cili synon vendosjen e një kufiri maksimal prej 10 milionë banorësh për popullsinë e vendit.
Nisma në thelb ka për qëllim kontrollin e rritjes demografike, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në kufizimin e ardhjes së të huajve në Zvicër. Propozimi ka nxitur debat të gjerë politik dhe publik në vend.
Qeveria federale, së bashku me shumicën e partive politike, janë shprehur kundër këtij kufizimi, duke argumentuar se një masë e tillë mund të ketë pasoja ekonomike dhe sociale. Në anën tjetër, partitë e krahut të djathtë e mbështesin nismën, duke e konsideruar atë të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe identitetit të vendit.
Sipas sondazheve të fundit, shumica e qytetarëve zviceranë pritet të votojnë kundër këtij propozimi. Megjithatë, rezultati përfundimtar do të bëhet i ditur në orët e mbrëmjes.
Qytetarët kanë pasur mundësinë të shprehin vullnetin e tyre për një çështje që konsiderohet me ndikim afatgjatë për të ardhmen e vendit./kudoshqip.com/

















