Shqip kudo që je!

Zjarri përfshin një spital në Gjermani: dy viktima dhe mbi 30 të lënduar

Zjarri përfshin një spital në Gjermani: dy viktima dhe mbi 30 të lënduar - Zjarri përfshin një spitalnëGjermanidyviktimadhembi30tëlënduar

Dy pacientë kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një spital në landin Mecklenburg-Pomerani në Gjermani. Sipas autoriteteve, një person ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes së shpejtë me rianimim.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në një dhomë pacientësh në spitalin e Ludwigslust-it, pranë qytetit Schwerin. Një zëdhënës i distriktit Ludwigslust-Parchim konfirmoi bilancin tragjik me dy viktima, të cilat ishin pacientë të shtruar në këtë institucion.

Policia bëri të ditur se mbi 30 persona janë lënduar, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe hetimet janë në zhvillim.

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe përfshinë edhe çatinë e ndërtesës rreth orës 04:30 të mëngjesit, duke krijuar një situatë fillimisht të vështirë për ekipet e emergjencës. Pacientët dhe personeli u evakuuan në kohë, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur vënien e situatës nën kontroll.

Sipas të dhënave zyrtare, spitali ka rreth 160 shtretër dhe është i vetmi institucion shëndetësor i këtij lloji në qytet, duke ofruar shërbime edhe për zonat përreth./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus