Volkswagen po përgatit një plan të gjerë ristrukturimi që mund të çojë në mbylljen e prodhimit në disa fabrika në Gjermani dhe të rrezikojë rreth 40 mijë vende pune, raportojnë mediat gjermane.
Sipas revistës Der Spiegel, e cila citon burime nga bordi mbikëqyrës i kompanisë, drejtori ekzekutiv Oliver Blume synon të ndërpresë prodhimin në fabrikat e Zwickau dhe Emden brenda pesë viteve të ardhshme. Plani parashikon gjithashtu mbylljen e fabrikës së automjeteve komerciale në Hannover në vitin 2032 dhe të fabrikës së Audi-t në Neckarsulm në vitin 2034.
Katër fabrikat punësojnë së bashku rreth 40 mijë punëtorë, ndërsa plani përfshin edhe shkurtimin e rreth 50 mijë vendeve të punës në të gjithë grupin deri në vitin 2030.
Propozimet, të cilat analistët i cilësojnë si ndryshimin më të madh në historinë e prodhuesit gjerman të automjeteve, pritet të diskutohen në mbledhjen e bordit mbikëqyrës në Wolfsburg, shkruan Euronews.al.
Ndërkohë, sindikata e fuqishme gjermane IG Metall ka reaguar duke kundërshtuar planin dhe ka bërë thirrje për protesta, duke organizuar një tubim në Wolfsburg në të njëjtën ditë me mbledhjen e bordit.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera









Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026


19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
11 Shtator, 2026





