Shqip kudo që je!

Vodhi një autobus për të çuar të dashurën në shkollë

Vodhi një autobus për të çuar të dashurën në shkollë - Vodhi një autobus përtëçuartëdashurënnëshkollë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gjermani, ku një adoleshent 15-vjeçar vodhi një autobus të qytetit vetëm për të çuar të dashurën e tij në shkollë.

Sipas mediave gjermane, rasti ka ndodhur në Wiesbaden. I riu, i cili natyrisht nuk posedon patentë shoferi, arriti të marrë një autobus duke përdorur një çelës master dhe u nis drejt së dashurës së tij.

Ai përshkoi rreth 150 kilometra me autobus, nga Mainz në landin Rheinland-Pfalz, deri në Karlsruhe në Baden-Württemberg, ku jeton e dashura e tij 14-vjeçare.

Policia e ndaloi të riun pikërisht në Karlsruhe, rreth 150 kilometra larg vendit ku ishte raportuar zhdukja e autobusit. Ai kishte marrë të dashurën për ta çuar në shkollë, në një gjest që për të dukej si një aventurë romantike.

Megjithatë, kjo aventurë pritet të ketë pasoja ligjore. Ndaj 15-vjeçarit janë ngritur akuza për vjedhje të mjetit dhe drejtim të automjetit pa patentë.

Fatmirësisht, gjatë gjithë udhëtimit nuk është raportuar asnjë i lënduar dhe asnjë dëmtim i autobusit.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus