Shqip kudo që je!

Turqia – përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë?

Turqia - përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë? - Turqia përgjigja përproblemetenergjetiketëGjermanisë

Delegacioni turk në bisedimet në Ankara tha se kriza mbi Ngushticën e Hormuzit mund të jetë një mundësi për Turqinë në afat të mesëm. Qeveria turke dëshiron ta paraqesë vendin e saj si një alternativë të sigurt ndaj Gjirit Persik për investime dhe kapital në energji, një lloj Dubai i dytë në Bosfor.
Fusha e gazit të Qipros mbetet një pikë diskutimi
Mosmarrëveshja me Republikën e Qipros për depozitat e mëdha të gazit nuk ishte po ashtu objekt i bisedimeve në Ankara. Konkretisht, Turqia pretendon pjesë të asaj fushe gazi për gjysmën veriore të ishullit të Qipros, të cilën e ka pushtuar në mënyrë të paligjshme për më shumë se 50 vjet.
Republika e Qipros dhe Bashkimi Evropian i hedhin poshtë kërkesat turke. Qiproja dëshiron të fillojë shfrytëzimin e gazit vitin e ardhshëm dhe ta transportojë atë përmes një tubacioni gazi në Egjipt prej nga do të transportohet më tej me anije.
Turqia do të ishte e kënaqur nëse do ta shfrytëzonte vetë atë fushë gazi dhe ta përfshinte atë në burimet e saj të diversifikuara. Ministri i Energjisë njoftoi disa javë më parë se dëshiron të ndërtojë një tubacion gazi nga Qiproja në një port turk deri në vitin 2028. Nga një këndvështrim thjesht logjistik, transporti i gazit nga Qiproja në rrjetin turk do të kishte kuptim, sepse distanca nga bregu i Qipros deri në portin më të afërt turk është vetëm 75 kilometra.
Greqia dhe Turqia janë konkurrente
Një bashkëpunim më i ngushtë midis Turqisë dhe Greqisë në furnizimin me energji do të ishte i arsyeshëm, por i vështirë për t’u imagjinuar për arsye politike. Në vend të kësaj, të dy vendet po pozicionohen si një qendër energjie në Mesdheun Lindor.
Greqia ka zgjeruar kapacitetin e saj për të marrë gaz natyror (LNG). Kompanitë amerikane shkarkojnë dërgesat e tyre të LNG-së në portet greke, nga ku më pas transportohen në Ballkanin Perëndimor dhe më tej në Evropën Qendrore. Përmirësimi i lidhjes së rrjeteve të energjisë në rajon do të ishte një ide e mirë, sipas një studimi të revistës Internationale Politik.
Nuk dihet nëse Ministrja Katherina Reiche ka prekur në Ankara edhe tema të ndjeshme si mungesa e sundimit të ligjit dhe shtypja e lirisë së medias. Para bisedës, ajo tha vetëm se ka tema të pakëndshme edhe me partnerë të mirë, por se ato nuk duhet të diskutohen publikisht para mikrofonave.
(Deutsche Welle është, meqë ra fjala, drejtpërdrejt e prekur. Një korrespondent po ndiqet penalisht në Ankara për dyshimin se “ka përçmuar Presidentin dhe institucionet turke” dhe “ka përhapur informacione të rreme”. Drejtorja e DW kërkon një pezullim të menjëhershëm të procedurave dhe thekson se kjo tregon se si po synohet që të bëhen të heshtin zërat kritikë.)/DW

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus