Shqip kudo që je!

Turqia kërkon “kod të kuq” nga Interpoli për Netanyahun

Turqia kërkon “kod të kuq” nga Interpoli për Netanyahun - Turqia kërkon kod tëkuqngaInterpolipërNetanyahun

Turqia ka nisur procedurat për arrestimin ndërkombëtar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në kuadër të një çështjeje penale që lidhet me akuzat për gjenocid në Gaza dhe incidentin me aktivistët e flotiljes Global Sumud.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri turk i Drejtësisë, Akin Gürlek, i cili deklaroi se Ankaraja i ka kërkuar Interpolit lëshimin e një njoftimi të kuq për Netanyahun dhe shtetasin izraelit Afek Moskovitch. Një masë e tillë synon që personat e kërkuar të identifikohen dhe të arrestohen në vendet anëtare të Interpolit, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin e secilit shtet.

Sipas autoriteteve turke, çështja po shqyrtohet nga Gjykata e 11-të e Lartë Penale në Stamboll, me numrin 2026/108, dhe përfshin gjithsej 35 të pandehur, mes tyre Netanyahun dhe Moskovitchin.

Gürlek tha se ndaj dy shtetasve izraelitë janë lëshuar urdhër-arreste që më 14 korrik. Pas kësaj, Ministria turke e Drejtësisë i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të nisë procedurat për kërkesën drejtuar Interpolit për një “kod të kuq”. Dokumentacioni përkatës është përcjellë edhe në Ministrinë e Jashtme të Turqisë.

Procedura lidhet, ndër të tjera, me incidentin ku aktivistë të Global Sumud Flotilla, të cilët synonin të dërgonin ndihma humanitare në Rripin e Gazës, u ndaluan gjatë lundrimit. Autoritetet turke pretendojnë se ndërhyrja ndaj tyre ka ndodhur në ujërat ndërkombëtare.

Hapi i Ankarasë përbën një zhvillim të rëndësishëm në përplasjen diplomatike dhe ligjore mes Turqisë dhe Izraelit lidhur me luftën në Gaza. Megjithatë, një njoftim i kuq i Interpolit nuk përbën në vetvete urdhër-arrest ndërkombëtar dhe zbatimi i tij varet nga autoritetet e shtetit ku personi ndodhet./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus