Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se memorandumi i mirëkuptimit me Iranin “ka marrë fund”, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe sulmeve të kryera nga të dyja palët gjatë orëve të fundit.
Duke folur nga Samiti i NATO-s në Turqi, Trump ka thënë se nuk dëshiron të merret më me zyrtarët iranianë, duke i kritikuar ashpër ata.
“Me aq sa jam në dijeni, është thjesht humbje kohe të merremi me ta. Janë gënjeshtarë… Ka diçka që nuk shkon me ta. Janë të çuditshëm. Me sa kam informata unë, ka marrë fund”, ka deklaruar Trump.
Ai gjithashtu i ka përshkruar iranianët si “të sëmurë e të dhunshëm”.
Deklarata e presidentit amerikan vjen pas shkëmbimit të zjarrit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në orët e fundit, përfshirë përplasjet rreth Ngushticës së Hormuzit dhe bazave amerikane në Lindjen e Mesme.
Pavarësisht një armëpushimi të arritur javë më herët, i cili synonte hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje, tensionet mes dy vendeve janë rikthyer.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026

Lajmet e Fundit


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026
