Shqip kudo që je!

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’i godasim edhe sonte, nuk do lejojmë armë bërthamore

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’i godasim edhe sonte, nuk do lejojmë armë bërthamore - Trump paralajmëron Iranin Mundtigodasimedhesontenukdolejojmëarmëbërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas mbarimit të Samitit të NATO-s, i cili mbajti punimet në Ankara, iu përgjigj interesit të mediave mbi takimin, por dhe planet e SHBA-ve mbi konfliktin në Iran.
Ai theksoi se Irani po tenton të luajë lojëra, por megjithatë asi shtoi se SHBA ua ka ndaluar mundësinë që ata të kenë armë bërthamore.
Mediat e pyetën Trumpin pse më herët i kishte përshkruar liderët iranianë si “njerëz shumë racionalë”, ndërsa sot i quajti “të neveritshëm”.
Trump e ndërpreu duke thënë: “I njoha më mirë”, duke shtuar: “Mendoj se janë më racionalë, por bazuar në veprimet e tyre gjatë javës ose dy javëve të fundit, ata nuk po i bëjnë shërbim popullit [të Iranit]. Dhe mendoj se, më shumë se çdo gjë tjetër, është se i njoha dhe nuk jam i sigurt nëse dua të bëj një marrëveshje me ta. Mund të luajmë lojëra, por nuk jam i sigurt nëse dua një marrëveshje. Le ta përfundojmë punën”, tha Trump.
Ai theksoi se pas tensioneve të fundit, çmimi i naftës do vijojë të rritet por kjo nuk do të zgjasë shumë.
“Ne nuk do të shohim që Irani të ketë armë bërthamore. Çmimet do të bien sigurt, tani do të ngjitem pak, por do të bjerë çmimi i naftës. Nuk mund të kenë armë bërthamore. Nuk mund t’i lëmë të çmendurit që të kenë armë bërthamore dhe ne e kemi ndaluar këtë. Nuk mendoj se lufta me Iranin do të fillojë përsëri, ata kanë qëlluar disa anije, ne kemi qëlluar dhjetë herë më shumë. Mund t’i godasim edhe sonte”, tha Donald Trump.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus